fbpx

Nxehet zv.kryeministri Braçe pasi sheh koefiçentë bastesh në gazetë

Screenshot_39.jpg

Beteja me mbylljen e basteve me sa duket nuk do të jetë aq e thjeshtë siç ishte parashikuar nga kryeministri Rama, teksa thoshte se pas 1 janarit do harrohet fjala “lloto” apo “skedinë”.

Është zëvendësi i tij Erjon Braçe, që sapo u dekretuar nga presidenti, i cili është ndeshur me një pamje që e ka nervozuar.

Braçe ka parë mëngjesin e sotëm në faqet e një gazete vendore koeficentë bastesh për ndeshje të ndryshme. Zv.kryeministri ka reaguar në rrjetet sociale, teksa kërkon llogari.

Braçe shkruan:

Ç’është kjo faqe me KOEFIÇENTE BASTESH?

Bastet janë të paligjshme këtu!

Kompanitë janë mbyllur!

Kush i vendos këto koefiçentë?

Për cilën kompani?

Online të huaj apo bodrumi vendas?

Beteja duhet të vijojë!!”

Nga ky status i Braçes kuptohet se masat e marra për mbylljen e basteve dhe lojërave të tjera të fatit nuk kanë qenë aq serioze dhe e dyta nuk paska funksionuar as ligji që përmendte Rama para disa muajsh se “mediat e shkruara, vizive apo online që reklamojnë bastet do të gjobiten rëndë deri në mbyllje.”

Epo, në rastin e basteve vlen shprehja “flisni me vepra se me fjalë u ngopëm”, qeveria Rama ka dështuar edhe më parë me mbylljen e basteve.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303