fbpx

Nxënësit peticion kundër provimit

students-in-new-zealnad.jpg

Nxënësit e shkollave të mesme në Zelandën e Re të cilët nuk dinin se çfarë do të thotë fjala ‘e parëndësishme’ fjalë që ishte pyetje provimi, kanë kërkuar që të mos merret për bazë ky provim.

Më shumë se 2.600 nxënës nënshkruan një peticion online mbi fjalën ‘e panjohur’.

Nxënësve iu kërkua të shkruanin një ese në bazë të citatit Julius Ceasar: “Në luftë, ngjarjet me rëndësi janë rezultat i shkaqeve të parëndësishme”.

Hartuesit e provimit thanë se gjuha e përdorur pritej të ishte pjesë e fjalorit të marrë nga nxënësit.

Megjithatë, në një deklaratë, Autoriteti i Kualifikimeve të Zelandës së Re shtoi: “Nëse kandidatët kanë trajtuar citatin dhe integruar idetë e tyre me të, atëherë ata do të merren parasysh për forcën e argumenteve dhe analizave të tyre dhe nuk do të ndëshkohen nëse kanë keqkuptuar fjalën ‘i parëndësishëm. Nuk ka pasur ndryshime si pasojë e peticionit”-thuhej në deklaratë.

Në peticion thuhej se fjala kishte shkaktuar “shumë konfuzion” midis studentëve që u ulën në provim të mërkurën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *