Nxori përgjimet/ Rama hakmerret ndaj gazetarit gjerman

rama-dhe-peter-tiede.png

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësore me gazetarin Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve në gazetën “BILD”.

Lajmin e ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në twitter vet kryeministri Edi Rama.

Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”,- shkruan Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303