fbpx

“O bir si të ka mami”. Historia e dhimbshme, pas shumë vitesh mamaja flet me djalin, kush i ndau?

bir.jpg

Një histori e dhimbshme është ajo që u trajtua në emisionin “Me zemër të hapur”, ku pas 11 vitesh mamaja flet për herë të parë me djalin. Bëhet fjalë për një 17-vjeçar nga qyteti i Librazhdit, i cili u largua nga banesa e tij për shkak të dhunës së ushtruar sistematikisht nga babai i tij. Ka qenë denoncimi i nënës së tij, e cila ka njoftuar stafin e emisionit se djali i saj është larguar në drejtim të paditur nga banesa e të atit. 17-vjeçari vjen nga një familje me dy prindër të divorcuar

Nëna rrëfen me lot në sy se jeta e saj ka qenë larg fëmijëve, pasi pas divorcit e ka pasur të ndalur komunikimin me fëmijët. Ajo shprehet se ish-bashkëshorti ka ushtruar dhunë të herëpasherëshme ndaj saj. Prej 11 vitesh 33-vjeçarja, nëna e katër fëmijëve nuk i ka parë kurrë fëmijët me sy dhe nuk ka komunikuar me ta.

Biseda e plotë

Nëna: Zemër ku të ka mami shpirt…

Djali: Po..

Evis Ahmeti: Ku ke qëndruar këto ditë?

Djali: Në një lagje të Prrenjasit

Evis Ahmeti: Njihje njerëz të tjerë?

Djali: Jo

Cfarë ke ngrënë këto tre ditë?

Djali: Asgjë

Evis Ahmeti: Mami të ka thënë shko në polici?

Djali: Kisha frikë mos më rrihte babi…

Evis Ahmeti: Cfarë ndodhi mes jush?

Djali: Isha në shtëpi, ai erdhi nga puna dhe më bërtiti pse nuk e hapni telefonin…unë nuk kisha bateri ai filloi të më rrihte dhe tha mos u kthe më shko në jetimore…

Evis Ahmeti: E dinte ai që ti ke folur me mamin?

Djali: Jo

Evis Ahmeti: Të rreh?

Djali: Po më rreh mua më shumë, por edhe vëllezërit

Pse kjo marrëdhënie e tensionuar me të? Sa herë flije jashtë?

Djali: Shumë herë

Evis Ahmeti: Pse?

Djali: Më ka rrahur keq, ai të rreh edhe kur nuk përgjigjesh…Kam frikë se më vret fare tani që e merr vesh që kam fol me mamin

Evis Ahmeti: Të ka munguar mami në këto 11 vite?

Djali: Po shumë

Evis Ahmeti: Cfarë të kanë treguar për të?

Djali: Babi thoshte që është në Gramsh

Evis Ahmeti: Ti e ke vërtetuar që ajo nuk është atje?

Djali: Po

Evis Ahmeti: Po kur të erdhi mesazhi i saj çfarë mendove?

Djali: U lumturova

Nëna qan në studio…dëgjohet zëri i saj mes lotëve( bir, biri im)

Biseda nënë e bir

Nëna: Shpirt si të ka mami ty?

Djali: Mirë..

Nëna: Si ke kaluar?

Djali: Jo mirë…

Nëna mes lotësh nuk mundet të flasë ..

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303