fbpx

‘O Edi Rama, o t’u shkurtoftë fama’, studentët e Elbasanit, këngë për Kryeministrin

Studentet-Elbasan-600x450.jpeg

Një grup i vogël studentësh protestues të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” kanë kërkuar solidaritetin e kolegëve për të vijuar protestën.

Ata u kanë kërkuar të gjithë studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të grumbullohet te godina qendrore.

Por këtë të martë në auditore ka pasur më shumë studentë që ndjekin leksionet dhe seminaret krahasuar me javët e shkuara dhe gjithçka i ngjan një dite normale mësimi, pavarësisht se grupi i vogël i protestuesve këmbëngul për vijimin e protestës deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashtruara prej tyre.

Ndërkohë protestuesit kanë shpërndarë një tjetër video këngë kushtuar Kryeministrit Edi Rama:

Edi Rama burr i zoti.

Mori lopën e kulloti.

Edi Rama ne na tha.

Do bëjmë gjëra të mëdha

Tha do heqim papunësinë

Do ket’ punë për rininë

Oooo Edi Rama

Oooo t’u shkurtoft’ fama

Oooo Edi Rama

Trrrrr të raft damllaja.

https://www.youtube.com/watch?v=AmBv69etHf8

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303