“O milet i mesjetës”, Roza Lati ju kundërpërgjigjet fansave pas kritikave

img_4616.jpg

Dita e djeshme në “Why Not” u komentua së tepërmi për një detaj të veçantë, për të cilin shumë ndjekës kanë shprehur pakënaqësi.

Gjatë emisionit moderatorja Roza Lati organizoi një martesë të inskenuar të këngëtares së ftuar, Anxhela Peristeri, ndërkohë që vetë ishte veshur si murgeshë.

Kjo veshje e saj nuk u prit mirë nga ndjekësit të cilët nuk i kursyen komentet negative.

Roza nuk e ka lënë me kaq këtë çështje, dhe me anë të një postimi në ‘Instagram’ ka shpjeguar arsyen e zgjedhjes që bëri.

“Po përtoj t’i jap shpjegime injorancës për komentet negative që kanë lënë te fotot e mia me veshjen e murgeshës. Po i njëjti muhabet ndodhi dhe vjet. Që u vesha si murgeshë sezonin e kaluar. So…kësaj rradhe po ripostoj shkrimin tim që është i qartë si kristali. Qetësohuni popcorna. Hapni perdet e frusturimit o milet i mesjetës”, ka shkruajtur moderatorja bashkangjitur me publikimin e bërë vitin e kaluar.

Pavarësisht këtij momenti, puntata e djeshme ka qenë shumë e ndjekur dhe argëtuese.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303