fbpx

“O të gjitha, o rash e vdiqa”. Hapja e urbanëve, Veliaj paralajmëron shoqëritë e transportit: Nëse ju nuk…

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar pak më parë se bashkia i ka plotësuar kërkesat e kompanive të autobusëve, ndërsa ka paralajmëruar se do ju hiqet licenca të gjitha kompanive nuk rifillojnë punën dhe mbajnë peng qytetin.

“Bashkia e Tiranës i ka plotësuar të gjitha kërkesat e kompanive të autobusëve. Mund të vazhdojnë debatet me ministrinë, edhe unë dua të vazhdoj një diskutim me ministrinë sepse duhen subvencionuar studentët, duhen subvencionuar personat me aftësi të kufizuara, duhen subvencionuar veteranët; por, ky diskutim mund të vazhdojë fare mirë duke nisur punë. Unë do të jem avokati i tyre, por në momentin kur ata thonë: ‘O të gjitha, o rashë e vdiqa’, ju garantoj se disa kompani do humbasin licencën e transportit në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh ai.