“O vdeksha unë për ty, aman..”. Rama batuta me banorët e Shijakut: Na ra dhe…

Kreu i qeverisë, Edi Rama, teksa ka qenë i i pranishëm në Shijak, ku është takuar me disa nga banorët  e prekur nga tërmeti i 26-nëntorit, ka shkëmbyer edhe disa batuta.

Banorja: Pa 400 mije lek një dhomë. Ka shkuar qiraja shumë.

Rama: Nuk është 400 mijë lek, problemi është se nuk ka shumë apartamente të lira. Duhet te shkohet pak më larg. Kjo është një gjë që na ra dhe s’kemi ça bëjmë.

Banorja: Na falni kur flasim gabime, se jemi te tronditu, jemi keq, jemi mbush. Vetëm me plakun jetoj.

Rama: Për këta pensionistë mund të trajtojmë edhe në Tiranë.

Banorja: A do ma bësh një nder. Po na bëjnë 100 procedura me lidh dritat. Ne Fier kam shkuar por nuk kena drita.

Rama: Do ta zgjidhim ktë.

Banorja: Qenke edhe zgjatur më duket. Shyqyr që erdhe se ke shkuar vetëm te ajo lagjia ku hedhin valle.

Rama: Po po qe kur jemi takuar herën e fundit në televizor. Për pensionistët që janë vetëm fare mirë mund të ju çojmë edhe në Tiranë.

Rama: Përfitoni nga bonusi i qirasë dhe zhvendosuni ne Tirane.

(Një banore e përqafon dhe i lë në xhaketë pudër)

Rama: Qenke ly sot gjithë ditën, dhe ma hodhe suvanë mua tashi të gjithën…

(Një banore i thërret nga apartamenti në pallat)

Rama:O vdeksha une per ty aman mos ki merak se mos na bie, se do të thonë e hodhi Rama nga shpia.