“O Zot”, Rama futet mes varfërisë dhe ‘zbulon’ shoqen e Zahos

Screenshot_2-14.jpg

Një mjerim i paimagjinueshëm, ku në mes shiut dhe breshrit, fëmijët duhet të bëjnë një orë rrugë në këmbë për të shkuar në shkollë. Dhe janë të parët e klasës, nxënës shembullorë, të cilët jeta nuk i ka përkedhelur si shumë bashkëmoshatarë të tyre. Familja e Vullnet Shabajt jeton në Postribë të Shkodrës, me 7 fëmijë. Familjen e ka vizituar kryeministri Edi Rama shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu, ku premtoi se do t’i ndërtohet një shtëpi e re mbi ndërtesën e shndërruar në një gërmadhë. Ai premtoi se do tu gjendet edhe një mundësi punësim.

Më i vogli është vetëm disa muajsh, dhe për kryeministrin Edi Rama ky fëmijë është me fat, pasi shumë shpejt do të gjendet në një shtëpi të re.

Ndërkohë, Aishja, vajza 4-vjeçare e familjes, ka të njëjtën moshë me djalin e kreut të qeverisë, Zahon.

“Sa Zaho ,shoqe e Zahos, do të prezantoj me Zahon”, ju drejtua Rama.

Në këtë shtëpi që vetëm emrin ka të tillë, ç’bie jashtë futet brenda. Teksa i zoti i shtëpisë i flet kryeministrit se çfarë ndodh në shtëpi kur bie shi, Rama dëgjohet në videon që ka postuar në Facëbook, të thotë vetëm: O Zot!

“Me mbresën fantastike të këtyre fëmijëve, që në varfëri të thellë shkëlqejnë në shkollë, ju uroj një fundjavë të qetë”- shkruan Rama.

 

scroll to top