fbpx

OBSH, e shqetësuar për situatën në Shqipëri: Numri i vdekjeve kalon BE-në

Organizata Botërore e Shëndetësisë është e shqetësuar për situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri.

Përfaqësuesja o OBSH-në Tiranë, Bettina Menne, në një intervistë të dhënë për Tv Klan, pohon se numri i të infektuarve nga Covid-19 në Shqipëri e ka kaluar mesataren e Bashkimit Europian.

“Në Shqipëri përqindja bruto e vdekshmërisë klinike të koronavirusit që shpreh totalin e vdekjeve mbi totalin e rasteve është tek 3.1%. Faktorët e rrezikut që rëndojnë sëmundjen janë mosha e madhe dhe sëmundjet e tjera bashkëshoqëruese hipertensioni, obeziteti, diabeti të cilat ndikojnë shumë”, tha ajo.