fbpx

OBSH e thotë troç: Nuk ka normalitet shumë shpejt

Një tjetër lajm i keq është dhënë nga autoritetet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë sot,  Sipas tyre bota nuk do t’i rikthehet normalitetit të mëparshëm në një të ardhme të parashikuar.

“Virusi mbetet armiku publik numër një, por veprimet e shumë qeverive dhe personave nuk e pasqyrojnë këtë”, deklaroi për median drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus duke nënvizuar se shumë vende po shkojnë në drejtim të keq.

“Mesazhet kontradiktore nga drejtuesit minojnë përbërësin më thelbësor të çdo përgjigjeje, besimin”, shtoi ai.