fbpx

OBSH jep alarmin: Numri i të vdekurve nga koronavirusi mund të dyfishohet

52169156_303.jpg

Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë konferencës të së premtes nga selia qëndrore në Gjenevë, njoftoi se numri i viktimave mund të dyfishohet.

“Ndërsa numri i vdekjeve globale nga koronavirusi afrohet në 1 milion njerëz, nuk është “e pamundur” të konsiderosh që numri të dyfishohet nëse vendet nuk punojnë në mënyrë uniforme për të parandaluar përhapjen e virusit”, u shpreh OBSH.

“Është sigurisht e paimagjinueshme, por nuk është e pamundur sepse nëse shikojmë humbjen e 1 milion njerëzve brenda nëntë muajve dhe pastaj thjesht shikojmë realitetet e marrjes së vaksinave atje brenda nëntë muajve të ardhshëm, është një detyrë e madhe për të gjithë të përfshirë”, tha Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së.

Sipas të dhënave më të fundit, në botë janë mbi 32 milionë të infektuar dhe mbi 989 mijë viktima.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303