fbpx

OBSH jep këshilla si të hani shëndetshëm gjatë karantinës

nutritionwhatyouneedtoknowforhealthagingteaser.jpg

Organizata Botërore e Shëndetit jep një listë me ushqime dhe këshilla të cilat mund t’i ndiqni gjatë kësaj periudhe.

Çfarë të konsumoni?
Guida e re e ushqimit publikuar në OBSH vetëm dy ditë më parë është e përshtatur me situatën e COVID-19 në të cilën bota ndodhet sot. Përmban informacion mbi ushqime dhe vlera të ndryshme që ato kanë për organizmin dhe sistemin imunitar. Megjithëse mund të mos e keni mundësinë për të konsumuar ushqime të freskëta çdo ditë në këtë periudhë karantine, mundohuni që të evitoni ato shumë të përpunuarat.

Kështu OBSH këshillon që të hiqni dorë nga kripa dhe sheqeri i tepruar.

Në vend të tyre konsumoni rezervat e frutave, perimeve dhe ushqimeve të tjera të freskëta që mund të keni në shtëpi para se ato të prishen. Sipas ekspertëve është më e shëndetshme të përgatisni fruta dhe perime të ngrira, se sa të konsumoni ushqime të konservuara për një kohë të gjatë.

Nëse ju mbetet ushqim nga një vakt mos e hidhni, por kujdesuni që ta konservoni atë në frigorifer për një moment të dytë.

Një hap tjetër shumë i rëndësishëm sipas ekspertëve të OBSH është ushqimi i gatuar në shtëpi. Kjo kohë në shtëpi është e përshtatshme për të gatuar vetë recetat që ju pëlqejnë, duke lënë mënjanë porositë e ushqimeve nga jashtë.

Eksperimentoni me recetat e sidomos ato me bazë perimet, e rëndësishme është që ato të gatuhen në shtëpi.

Ndiqni praktikat e higjienës ushqimore, duke i larë dhe pastruar mirë ushqimet tuaja, si dhe bëni kujdes me masat.

Konsumoni të njëjtat vakte siç keni bërë gjithnjë, në këtë mënyrë nuk do të shtoni në peshë dhe do të qëndroni të shëndetshëm.

 

Burimi:Agroweb

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303