fbpx

OBSH: Maska gjatë mbledhjeve familjare

bxcbxx-770x433-1.jpg

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Evropë u bëri apel familjarëve që të mbajnë maska gjatë mbledhjeve  familjare për Krishtlindje këtë vit.Po ashtu, OBSH Evropë paralajmëroi për një “riaktivzim të mëtejshëm” të Covid-19 në fillim të vitit 2021.Agjencia e OKB tha që njerëzit nuk duhet ta nënvlerësojnë “rëndësinë e vendimeve që marrin” dhe inkurajoi një masë paraprake shtesë për grumbullimet e njerëzve gjatë pushimeve, madje edhe brenda familjes.Nëse është e mundur, OBSH tha që festimet duhet të mbahen në ambiente jashtë dhe “pjesëmarrësit duhet të mbajnë maska ​​dhe të mbajnë distancën fizike”.Për festimet në ambiente të mbyllura, OBSH tha që kufizimi i numrit të mysafirëve dhe sigurimi i ventilimit të mirë janë çelësi për uljen e rrezikut të infeksionit.“Mund t’u duket e vështirë të mbani maska ​​dhe të praktikoni distancimin fizik kur jeni pranë miqve dhe familjes, por duke bërë kështu kontribuon në mënyrë të konsiderueshme për të siguruar që të gjithë të mbeten të sigurt dhe të shëndetshëm”, tha agjencia shëndetësore në një deklaratë.Apeli vjen në një kohë kur agjencia vuri në dukje se “transmetimi Covid-19 në të gjithë rajonin evropian mbetet i lartë dhe intensiv”, edhe pse mund të ishte bërë ndonjë “përparim i brishtë”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303