fbpx

OBSH merr vendimin, miraton për përdorim urgjent vaksinën kineze Sinopharm

kreu-i-OBSH-770x433.jpg

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë miratimin për përdorim urgjent të vaksinës kineze Sinopharm.Kujtojmë që kjo është vaksina e parë e zhvilluar nga një vend jo Perëndimor që merr mbështetjen e OBSH-së. Kina tashmë ka vaksinuar miliona njerëz në vend dhe ka shpërndarë doza në 45 shtete të tjera. Deri më tani, OBSH kishte aprovuar vetëm vaksinat e prodhuara nga Pfizer, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Moderna.Sidoqoftë, rregullatorët individualë të shëndetit në vende të ndryshme – veçanërisht ato më të varfra, në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi – kishin miratuar më herët vaksinat kineze për përdorim emergjent.Duke marrë parasysh të dhënat e pakta, efektiviteti i vaksinave të ndryshme kineze ka qenë prej kohësh i pasigurt. Provat e bëra në Brazil për një tjetër vaksinë, Sinovac-un, treguan një normë efikasiteti rreth 50,4 për qind, e cila është pak mbi pragun e nevojshëm për miratim nga OBSH. Provat e tjera në Turqi dhe Indonezi kanë treguar një shkallë më të lartë të efikasitetit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303