fbpx

OBSH: Mos lehtësoni masat, Europa është epiqendra e pandemisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë, në konferencën e radhës lidhur me emergjencën globale tha:“Europa është tashmë epiqendra e pandemisë së koronavirusit”.

OBSH njoftoi se kontinenti i vjetër numëron mbi 680 mijë raste dhe mbi 52 mijë viktima.

“Pavarësisht sinjaleve pozitive që vijnë nga disa vende, nuk është momenti të lehtësojmë masat”, tha drejtori rajonal i OBSH për Europën, Hans Kluge.

Ai shtoi se disa vende po tregojnë shenja të uljes së rasteve të reja, por të tjera presin dyfishim të tyre, ose shpërthim të ri të pandemisë.

Kluge pohoi se në Itali, vihet re një ngadalësim i rëndësishëm i kurbës së infektimeve.