21.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

OBSH shuan shpresat: PANDEMIA nuk merr fund këtë vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shuar shpresat se pandemia do të marrë fund këtë vit. Sipas OBSH, do të ishte “joreale” të presësh që pandemia të përfundojë deri në fund të vitit 2021.

“Do të ishte herët dhe mendoj jo reale, të mendojmë se do të mposhtim virusin deri në fund të vitit”, tha drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i shërbimeve të urgjencës, Michael Ryan.

Ndër të tjera ai tha se nëse vaksinat fillojnë të kenë ndikim në dinamikën e transmetimit dhe rrezikun e transmetimit, atëherë OBSH do të përshpejtojë kontrollin drejt kësaj pandemie”.

“Nëse vaksinat fillojnë të kenë ndikim jo vetëm në evitimin e numrit të viktimave dhe në shtrimin e pacientëve në spitale, por një ndikim të rëndësishëm në dinamikën e transmetimit dhe rrezikun e transmetimit, atëherë unë besoj se ne do të përshpejtojmë drejt kontrollit të kësaj pandemie”, shtoi ai.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat