OBSH tregon mitet më të mëdha për koronavirusin

coronavirus-1-4.jpg

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditura mitet më të përhapura për koronavirusin dhe ka bërë thirrje që njerëzit të mos besojnë se me to luftohet virusi i rrezikshëm.

Ngrënia e hudhrës nuk mbron nga koronavirusi.

Hudhrat janë të shëndetshme dhe mund të kenë ndikim në luftimin e mikrobeve, por nuk ka dëshmi që ato i kanë mbrojtur njerëzit nga koronavirusi.

Pajisjet për tharjen e duarve nuk e vrasin koronavirusin.

Kanë qarkulluar thashetheme se përdorimi i ajrit të ngrohtë për 30 sekonda nga pajisja për tharjen e duarve do t’i largojë të gjitha shenjat e virusit. Sidoqoftë, njerëzit duhet të përqendrohen mbi të gjitha te pastërtia e duarve.

Llambat me dritë ultra-vjollcë nuk mund ta sterilizojnë lëkurën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se këto llamba vetëm mund ta irritojnë lëkurën. Spitalet dhe laboratorët i përdorin rrezet ultra-vjollcë për t’i vrarë mikrobet, por asnjëherë në trupin e njeriut.

Vaji i susamit nuk e bllokon hyrjen e virusit në trup.

Susami është ushqim i mirë, por asgjë më shumë. Lyerja e lëkurës me vajin e susamit nuk e bllokon depërtimin e virusit në organizëm.

Lyerja e trupit me alkool nuk mbron nga koronavirusi.

Letrat apo pakot e ardhura nga Kina nuk e përcjellin koronavirusin.

OBSh-ja thotë se koronavirusi nuk mund të mbijetojë gjatë në objekte, sidomos kur ato transportohen nga një shtet në tjetrin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303