fbpx

OBSH vlerëson përdorimin e maskave nga të gjithë

Organizata botërore e Shëndetësisë ka nisur të rivlerësojë udhëzimet për mbrojtjen ndaj COVID-19, siç bëri me dije përfaqësuesi i organizatës David Heymann për BBC.

 “Po studiojmë me vëmendje gjetjet e reja shkencore”, tha ai.

Deri më tani OBSH ka qenë kundër përdorimit të maskave nga të gjithë, në një përpjekje për t’i kursyer ato për stafin shëndetësor. Por me të dhënat e reja që sugjerojnë qëndrimin e virusit në ajër situata ndryshon dhe maskat mund të jenë një armë më shumë për të frenuar pandeminë.