fbpx

Ofendoi dhe goditi gjyqtarin e ndeshjes, futbollisti shoqërohet në Polici

Futbollisti V.P i skuadrës ‘Ades’ ka dhunuar dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes Gramshi-Ada. Për pasojë, ai është shoqëruar në polici.

Gramsh/ Informacion paraprak

Në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi -Ada, futbollisti i skuadrës “Ades”, shtetasi V.P., 29 vjeç, banues në Velipojë, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes shtetasinB.L., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi lojtari nuk ka qënë dakortë për ekzekutimin të një penalltie .

Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale.