fbpx

Ofendoi efektivët e policisë, shoqërohet në komisariat aktori Ervin Bejleri

Pak pas mbylljes së protesës ditën e djeshme, aktori Ervin Bejleri është shoqëruar nga forcat e policisë, është mbajtur për pak orë në rajon dhe më pas është lënë i lirë.

Sipas ABC News, shoqërimi tij ka ardhur për shkak të ofendimeve që ka bërë ditën e djeshme në drejtim të efektivëve të policisë.

Shoqërimi i tij u denoncua edhe nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e cila shprehet se aktorët kanë vendin në skenë dhe jo në burg.

“Sapo morëm vesh lajmin që në mbyllje të protestës sonë në sheshin para pedonales Policia e Shtetit ka ndaluar aktorin Ervin Bejleri. Sipas mediave, mësohet që kjo gjë ka ndodhur sepse zoti Bejleri është konfliktuar me policë ditën e djeshme në përpjekje për të çarë kordonin. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon lirimin e menjëhershëm të zotit Ervin Bejleri. Aktorët e kanë vendin në skenë, jo në burg!“, deklaron Aleanca.

ABCNews shkruan se aktori përdori fjalë banale në drejtim të efektivëve.

“Nuk keni shanse brenda, do ju q* rob, b**th q*rat, mes natës si kusarë, a keni fëmijë apo jo. Unë kam ardhur këtu për fëmijën tim, jo për muret dhe tullat”, tha aktori.

Burimi: abcnews.al