Ofensiva turke në Siri/ Erdogan ‘kërcënon’ Evropën

Në përgjigje të kritikave për ofensivën ushtarake në Sirinë e kontrolluar nga kurdët, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka kërcënuar se do të dërgojë “miliona” refugjatë sirianë në Evropë.

Duke folur para parlamentit turk, Erdogan paralajmëroi se do të “hapë dyert” për të ndezur një krizë të re refugjatësh në Evropë nëse BE e quajnë ofensivën një “pushtim”.

“Hej BE, zgjohuni. Unë e them përsëri: nëse përpiqeni të portretizoni operacionin tonë atje si një pushtim, detyra jonë është e thjeshtë: ne do t’i hapim dyert dhe do të dërgojmë 3.6 milionë emigrantë te ju”, citohet të ketë thënë presidenti turk.

Komentet e tij vijnë ndërsa një grup sirian për të drejtat e njeriut thanë që deri në 100,000 civilë janë zhvendosur qëkur Turqia filloi sulmin e saj të mërkurën pasdite.

Turqia, e cila thotë se dëshiron të krijojë një “zonë të sigurt” në anën Siriane të kufirit, tha se kishte “kapur” të gjithë objektivin e saj të caktuar për ditën e parë dhe se operacioni po shkon ashtu siç ishte planifikuar.

Ndërkohë Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët thanë se ata kishin zmbrapsur një sulm turk mbi qytetin e Tel Abyad dhe thanë se pretendimet që Turqia kishte bërë ndonjë përparim në lindje, Eufrat ishin të rreme.