Ofensiva turke në Siri/ Putin fton Erdogan në Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka ftuar homologun e tij turk,Rexhep Tajip Erdogan, në Turqi.

Zyra e shtypit e presidencës ruse theksoi se ftesa është bërë gjatë një bisede telefonike mes liderëve për situatën në Siri, dhe se takimi do të realizohet brenda pak ditësh.

Vladimir Putin dhe Erdogan kanë biseduar nëpërmjet telefonit për sulmet ushtarake turke në verilindje të Sirisë. Lajmi është konfirmuar nga Kremlini sipas të cilit, biseda është përqendruar në situatën në Siri.

Putin ka ftuar Erdogan në Moskë dhe presidenti turk ka pranuar ftesën, ndërsa takimi do të ndodhë brenda pak ditësh.

Zyra e shtypit të presidencës ruse konfirmoi se lideri i Kremlinit ka kritikuar situatën e rëndë humanitare të krijuar në rajonet përgjatë kufirit mes Sirisë dhe Turqisë.

Të enjten është parashikuar dhe takimi mes Erdogan dhe zv/presidentit amerikan Mike Pence, i dërguar nga Donald Trump për të diskutuar rreth ofensivës ushtarake të Ankarasë në Siri. Por ditën e sotme, presidenti turk deklaroi se Pence do të takohet me homologun e tij  turk dhe jo me Erdoganin.

“Nëse vjen vetë Trump, atëherë do të takohem me të”-është shprehur Erdogan.