fbpx

Ofertë e çmendur nga Italia: Pronar shtëpie për vetëm 1 Euro

i14.jpg

Një ofertë që nuk mund ta refuzoni. Qyteti sicilian ka nxjerrë në shitje shtëpi me vlerë vetëm 1 euro!

Shtëpi të vendosura në një kodër, me pamje mahnitëse nga Mesdheu. Sambuca është një qytet i bukur në ishullin e Sicilisë në jug të Italisë.

Shtëpitë kanë dalë në shitje me këtë vlerë të papërfillshme vetëm për të ringjallur komunitetin që ka vuajtur vitet e fundit largimet drejt qyteteve të mëdha.

Sambuca nuk është qyteti i pari në Itali që ofron një marrëveshje të tillë, duke joshur pronarë të rinj të shtëpive.

Giuseppe Cacioppo, zëvendëskryetar i Sambuca tha:

“Në krahasim me qytetet e tjera që e kanë bërë këtë vetëm për propagandë, oferta jonë është serioze.

Nuk do të ketë asnjë ndërmjetës mes pronarëve të vjetër dhe atyre të rinj.

Ju dëshironi një shtëpi, e merrni atë menjëherë!”

Kushti është që pronarët e rinj duhet të kryejnë një depozitë sigurie prej 5 mijë eurosh, si dhe duhet të bëjnë edhe rikonstruksionin e banesës, e cila ka një kosto rreth 15 mijë eurosh.

Pasi ata do të kryejnë rikonstruksionin e banesës, atyre iu rikthehet depozita prej 5 mijë eurosh.

Cacioppo thotë se blerësit nuk do të zhgënjehen. “Sambuca njihet si një qytet i bukur”, thotë ai. (cnn)

i10 i13 i14 i15 i17-1024x641 itali-2 itali-3
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303