Ofertë faraonike nga Kina, ylli i Realit bën gati valixhet

Sergio Ramos dëshiron një sfidë të re në karrierën e tij. Kapiteni i Realit të Madridit është gati të hap një kapitull të ri në karrierën e tij. Ramos i ka kërkuar presidentit të klubit, Florentino Pérez që t’i lejojë atij të largohet në Kinë.

Sipas programit televiziv spanjoll “Hugones”, 33 vjeçari është tunduar nga një ofertë e madhe nga Azia dhe është i gatshëm të transferohet si një lojtar i lirë, duke vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Real Madridin.

Kërkesa e bërë nga Ramos thuhet se ndodhi gjatë një takimi që përfshinte së bashku me lojtarin, Rene Ramos, vëllain dhe agjentin e tij, Julio Senn, avokatin e tij dhe Florentino Pérez. Presidenti i klubit thuhet se u përgjigj kundër kësaj lëvizje, duke thënë: “Ju nuk mund të largoheni nga Reali i Madridit. Ne nuk mund t’ia dhurojë dikujt kapitenin e tyre”.

Sipas mediave spanjolle mbrojtësi ka marrë një ofertë shumë fitimprurëse financiare nga një klub kinez. Kjo rrit dyshime mbi vazhdimësinë e mundshme të lojtarit në kryeqytetin spanjoll që u thye pak ditë më parë.

Marrëdhënia midis Sergio Ramos dhe Florentino Pérez filloi të ftohej në mars të këtij viti, pas eliminimit të “Los Blancos” nga Champions league nga Ajax. Pas kësaj humbje, gazetara “AS” zbuloi se kishte pasur një grindje mes tyre në dhomën e zhveshjes të stadiumit “Santiago Bernabéu”.