fbpx

Offset reagon pas ndarjes nga Cardi B me dedikimin e dashurisë

Screenshot_11-6.jpg

Ndarja e çiftit të njohur vetëm një vit pas martese dhe vetëm pak muaj pasi u bënë prindër, ishte një nga lajmet që bëri më bujë javën e kaluar.

Tashmë reperi Offset vendosi që të shprehej publikisht në Twitter, sesi ndihej që nuk do të ishte më me Cardi B.

26-vjeçari shkroi një mesazh shumë të veçantë mbrëmjen e së dielës.

 

“Shkoni në dreq të gjithë, më mungon Cardi”, shkruhej në statusin e tij.

 

Ndërkohë reperja u fotografua duke festuar vetëm dy ditë pasi zbuloi lajmin e ndarjes, ndërsa më herët mësohet se Offset i kishte kërkuar falje i përlotur.

Kujtojmë se arsyeja e ndarjes ishte fakti që, bashkëshorti i saj Offset kishte kërkuar seks treshe me dy femra të tjera, mes të cilave një repere që i ngjan Cardi B.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *