Oficerët e Akademisë gati t’u bashkohen studentëve

policia-2.jpg

Studentët e Akademisë së Sigurisë po bëhen gati për protesta.

Në akademinë e Sigurisë studiojnë edhe oficerët të cilët kanë nisur një organizim për t’ju bashkuar protestës së studentëve edhe pse me ligj protestat janë të ndaluar për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Arsyeja se pse duan t’i bashkohen protestës lidhet me përgjysmimin e pagave.

Më herët, për këtë ata kanë  hedhur në gjyq edhe drejtorin e Policisë Ardi Veliun.

Ata paguheshin 500 mijë lekë të vjetra ndërkohë që paga e tyre tanimë është 250 mijë lekë.

Ata pretendojnë se është keqinterpretuar VKM dhe nuk është zbatuar procedura.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303