TË FUNDIT

Oficerët kapen mat duke u puthur për 20 minuta rresht, filmohen nga qytetari: S’po u besoja syve

Një episod i pazakontë ka ndodhur në Blackburn, Lancashire Angli. Një persona ka filmuar dy oficerë policie, ku një prej tyre në detyrë dhe tjetra jashtë orarit të punës,po putheshin për 20 minuta rresht në një park.

Policia e Lancashire thotë se oficerëve u është folur dhe kanë kërkuar falje për sjelljen e tyre.

Një dëshmitar pretendoi se çifti fillimisht ishin në makinat e tyre dhe po flisnin me njëri-tjetrit, por më pas oficerja femër u fut në makinën e oficerit.

“Ata ishin duke u puthur në makinë, fytyrat e tyre ishin duke u përplasur. Ata ishin ulur në makinë për rreth 20 minuta. Ky është një oficer policie në detyrë i ulur në një makinë për 20 minuta duke bërë gjeste të pahijshme. Kjo më bezdisi.

Njerëzit po kalonin pranë dhe po hidhnin një vështrim të dyfishtë në automjet dhe po mendonin nëse kjo po ndodh vërtet “, është shprehur dëshmitari.

Një zëdhënës i Policisë së Lancashire tha për Mirror: Oficerëve u është folur dhe kërkuar falje për sjelljen e tyre dhe kanë kuptuar se si mund të jetë interpretuar kjo, çështja tani është mbyllur.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat