OFL iu nis urgjent formularin për deklarim pasurie dy të dënuarve për trafik droge, ja kush janë

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularin për deklarimin e pasurisë dy personave të dënuar në Angli për trafik droge.

Deklarata për media: 

-K.M. me banim në Elbasan i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike

-E.SH me banim në Elbasan i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike

Ata do të duhet të dorëzojnë brenda 48 orëve pranë OFL-së auto-deklaratën me pasuritë e tyre

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, tha zëdhënësja e OFL-së në një deklaratë për mediat nga Policia e Shtetit.