fbpx

OFL kërkon vetdeklarimin e pasurisë, 5 trafikantëve

91f2a2b69229b21c7d2ff860b1c50542_L.jpg

Akuzohen për ,vjedhje trafikim armësh dhe prostitucion, OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u dërgon formularin vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 5 të dënuarve Astrit Dedja, Xhevahir Potja, Ilir Tusha, Lulzim Tusha, Amarildo Çobo, Aleksandër Kuqo

Ka vijuar pandërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Astrit Dedja, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Xhevahir Potja, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

Ilir Tusha, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Lulzim Tusha, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Amarildo Çobo, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, i mbetur në tentativë;

Aleksandër Kuqo, banues në Berat, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Vrasja me paramendim”, e kryer  në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303