“Ofron nxjerrjen nga burgu të vëllait të…” Rama trondit vendin, ç’do bëjë pasditen e sotme Ilir Meta?

640x480-rama-meta.jpg

Kryeministri Edi Rama teksa ka qenë sot në Vlorë për të parë nga afër procesin e vaksinimit, nuk ka mundur të lërë pa sulmuar Presidentin Ilir Meta. për të cilin theksoi se është kandidat zyrtar i LSI për zgjedhjet e 25 prillit.

“Presidenti ka…ose më saktë Ilir Meta tani është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë.

S’ka asnjë problem, natyrisht që ai bën një fushatë atipike skutave me subjekte te ofl i shoqëruar me gjykatës e prokurorë që janë nxjerrë jashtë nga procesi i vettingut dhe ëndërrojnë revanshin nepermjet Saliut dhe Ilirit qe qellim kryesor te revanshit kane rimarrjen në duar të drejtësisë, zhytjen e drejtësisë në llumin e të shkuarës.

Ilir Meta shpërndan dekorata, tani lajmi i fundit është që do dekorojë edhe floktoren në Vlorë nuk e di kujt do t’i bjerë, por në rast se parukierja jote s’do dekorohet sot thuaj nga ana ime se këto janë thjesht teneqe të shpërndara për arsyet që diskutojmë dhe përvec shpërndarjes së teneqeve presidenti ofron dhe divergjenca si përshembull nxjerren nga burgu të vëllait të x dhe kunatit të y.

Por besoj se këto gjera do jenë të mjaftueshme për vlonjatët për t’ja dhënë dërrmën këtyre forcave krejtësisht në kundërta me historinë që ne po bëjmë bashkë e ne 25 prill te vazhdojme punen”, tha Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303