fbpx

“Ofron poste drejtorësh dhe zëvendësministrash në kabinetin e Ramës”, Basha i përgjigjet Berishës

722ee5a8-7950-46ef-9e6a-053f10ed3627-770x433.jpg

Pas akuzave të Sali Berishës sot nga Bajram Curri se Lulzim Basha po mblidhte firma duke premtuar poste në drejtori dhe në kabinetin qeveritar Rama, vjen një reagim nga kryetari i PD-së.Përmes një mesazhi në Twitter, Basha thekson se Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme.

REAGIMI

Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD. Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i’a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303