fbpx

OKB: Më shumë se 24,000 emigrantë kanë hyrë në Evropë në 2019

emigrante.jpeg

Agjencia për emigracion pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se më shumë se 24 000 emigrantë të paligjshëm kanë hyrë në Europë përmes rrugës detare që nga fillimi i vitit 2019.

Bazuar në raportin e publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), 555 persona kanë humbur jetën në det që prej fillimit të këtij viti.

Gjatë periudhës së njëjtë në vitin e kaluar, rreth 37 000 refugjatë dhe emigrantë arritën të udhëtojnë për në Europë, 875 prej të cilëve u mbytën në Detin Mesdhe./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303