OKB po heton bombardimet në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka ngritur një bord  hetimi i cili po heton vendet humanitare në veriperëndim të Sirisë, që u shkatërruan ose u dëmtuan si rezultat i operacioneve ushtarake që nga shtatori i vitit të kaluar.

Një zëdhënës i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, deklaroi se janë goditur të paktën 61 spitale që nga muaji prill. Por një dokument i brendshëm, i parë nga DPA, rendit vetëm shtatë vende në të cilat është përqendruar hetimi, përfshirë një shkollë, një kamp refugjatësh dhe spitale.

Sipas një raporti në gazetën “New York Times”, diplomatët thonë se Rusia po i bënte presion Guterres që të mos i publikonte konkluzionet e hetimit.