fbpx

OKB: Të zhgënjyer nga tërheqja e Austrisë nga pakti i emigracionit

un.jpg

Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së për Emigracionin Ndërkombëtar Louise Arbor e ka konsideruar vendimin e Austrisë dhe Hungarisë për t’u tërhequr nga një marrëveshje e Organizata e Kombeve të Bashkuara, mbi mënyrën e menaxhimit të emigracionit si një lëvizje të gabuar.

Louise Arbor, një ish-shef i të drejtave të njeriut në OKB, shprehu keqardhje për tërheqjet këtyre shteteve, pasi e gjithë OKB-ja kishte arritur të gjejë një bazë të përbashkët, dhe Austria, një pjesëmarrëse aktive në negociata, mund të shprehë lehtë çdo rezervë të mbetur.

“Ajo që unë gjithashtu e shoh sinqerisht paksa zhgënjyese, është se shumë arsye që janë paraqitur për të justifikuar tërheqjen, janë ose të gabuara, ose nuk pasqyrojnë atë që kjo marrëveshje globale kërkon të bëjë”, tha Arbor.

Pakti Global për Emigracion të Sigurt, të Rregullt dhe të Kontrolluar, është miratuar në korrik nga të 193 vendet anëtare të organizatës së Kombeve të Bashkuara, përveç Shteteve të Bashkuara, të cilat u tërhoqën vitin e kaluar.

Hungaria vendosi të tërhiqej po në muajin korrik, ndërsa gjatë ditës së djeshme, edhe kancelari austriak Sebastian Kurz tha se vendi i tij nuk do të bashkohej marrëveshjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *