fbpx

Olta Gixhari përlotet në emision

640-0-5c3ef2fe2c7d4.jpg

Aktorja e njohur Olta Gixhari ka kohë që i mungon skenës së teatrit.

Me siguri dhe ju e keni vënë re mungesën e saj.

Olta ka qenë e ftuar në emisionin e Mustafa Nanos, “Provokacja” dhe zbuloi arsyet përse është shkëputur nga skena.

“Nuk jam dakord me pjesët që vihen në teatër. Teatri në Shqipëri nuk është në ditët e tij më të mira”, ka pohuar Gixhari, duke shprehur për herë të parë pakënaqësitë e saj në lidhje me teatrin.

Gjithashtu Olta ka thënë se dy shfaqjet “Pamje nga ura” dhe “Dëshirë” janë dy pikat e saj më të dobëta në karrierën artistike dhe se nuk do të donte t’i shikonte kurrë.

Gjithashtu në mbyllje të emisionit, Olta foli edhe për ëndrrën e saj më të madhe, rrëfim i cili u shoqërua me përlotje.

Ajo dëshiron që një ditë të bëjë një shfaqje ashtu siç do, pasi ka shumë mall për teatrin./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303