fbpx

Olta Xhaçka jep lajmin: 116 efektivë të rinj i shtohen FA

olta-1.jpg

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë me dije sot se 116 efektivë të rinj janë betuar sot në Bunavi duke iu shtuar Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“116 vajza dhe djem u betuan në Bunavi si ushtarët më të rinj të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ripërtëritja e trupave është një cikël i zakonshëm në FA, por kësaj radhe dua t’i përgëzoj posaçërisht ushtarët e rinj për vullnetin dhe sakrificën e jashtëzakonshme në këto kohë pandemie.

Stërvitja në Shkollën e Trupës nuk ishte aspak si herët e tjera dhe për këtë përgëzoj edhe instruktorët të cilëve iu desh të përshtateshin me kufizimet e COVID-19,”-shprehet Xhaçka.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303