fbpx

OPEC ul prodhimin e naftës nga 1 janari

opec.jpg

Anëtarët e OPEC dhe 10 vende të tjera prodhuese të naftës ranë dakord të premten për të reduktuar prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë, në një përpjekje për të rritur çmimet.

Ministrat e Energjisë arritën marrëveshjen, pas dy ditë bisedimesh në selinë e OPEC në Vienë.

Marrëveshja e arritur hyn në fuqi që nga 1 janari, por që tani ka ndikuar në rritjen e çmimeve në tregjet e naftës.

“Do të shkurtojmë gjithsej 1.2 milionë fuçi”, tha ministri i naftës i Irakut, Thamer Abbas al-Ghadhban, pas një takimi në Vienë.

Ai tha se shuma , ekuivalente me vetëm një përqind të prodhimit global, do të përfshinte një reduktim prej 800,000 fuçi nga 14 anëtarët e OPEC dhe 400,000 nga 10 partnerët që nuk janë pjesë e organizatës, përfshirë Rusinë.

OPEC dhe partnerët e saj, të cilët së bashku përbëjnë rreth gjysmën e prodhimit global, ranë dakord që një tepricë në prodhimin e naftës ka çuar në uljen e çmimeve të naftës për më shumë se 30 për qind në dy muaj.

Marrëveshja e së premtes nuk përfshin Iranin, i cili kishte kërkuar përjashtim nga çdo reduktim i prodhimit duke marrë parasysh efektet e ndëshkimit të sanksioneve amerikane në sektorin e saj energjetik.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *