fbpx

“Open Balkan’/ Ministrja gjermane e Europës në Tiranë: Mbetet prioritet që të jenë 6 vendet bashkë

mini.png

Ministrja Gjermane për Europën dhe Klimën, Anna Luhrmann ka dalë pak më parë në një konferencë të përbashkët me zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. Në fjalën e saj, Luhrmann theksoi se Gjermania vijon të mbështesë fort procesin e Berlinit.

“Në reformën në drejtësi nevojiten si mazhoranca ashtu dhe opozita, hapat pas do të dëmtonin të ardhmen. Rajoni mbetet i një prioriteti të lartë edhe i qeverisë së re federale, ne e mbështesim bashkëpunimin në kuadër të Ballkanit të Hapur, po mbetet prioritet që të jenë të 6 vendeve bashkë.

Duhet të ngrihet tregu i përbashkët rajonal , dhe zbatimi i 4 lirive themelore. Një shembull shumë i mirë janë marrëveshjet për të rinjtë dhe roaming. Si ministre e Europës, unë jam dhe përgjegjëse për çështjet e klimës”, tha ministrja gjermane.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303