fbpx

Open Balkan/ Scholz: Është e qartë, vendet që duan të shkojnë në BE, duhet të…

scholz-1.jpeg.jpg

Në një konferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Scholz u pyet se çfarë qëndrimi ka për Open Balkan. Sipas tij, në këtë pikë me rëndësi është arritja e përparimeve të vendeve qe aspirojnë BE. Ndërsa theksoi se vendet e Ballkanit duhet të shohin që hapat, të cilat marrin të mos krijojnë pengë për në BE. Ai tha se, vendet të cilat duhet t’i bashkohen BE duhet që në çdo drejtim të ndjekin standardet e BE.
“Sa i takon Open Balkan duhet ta them qartë se për ne prioritet të madh i japim tregut të përbashkët rajonal që duhet të përparoje dhe çështje që janë brenda tij mund të realizohen dhe çohen përpara. Mendoj që është e rëndësishme që të arrihen përparimet që janë të arritshme. Të gjithë duan të shkojnë në BE dhe atje janë rregullat e lëvizjes. Prandaj kushdo që do ti bashkohet BE duhet ti ndjekë ato”, tha Scholz. Ndërsa shtoi më tutje që vendet e Ballkanit nuk duhet të krijojnë përcarje mes tyre.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303