Operacion droge në Turqi, arrestohen 200 trafikantë

Ditën e sotme, policia turke ka arritur të vërë në pranga 200 tregtarë droge.

Ky lajm është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm i Turqisë, i cili në një prononcim për media tha se janë bllokuar mbi dy ton drogë.

Ndërkohë, pjesë e këtij operacioni për kapjen e 200 trafikantëve të drogës kanë qenë plot 4 mijë policë.

Përveç policëve, të pranishëm kanë qenë edhe efektivë të tjerë.

Operacioni i policisë u zhvillua në Bursë të Turqisë./real-news.tv