Operacion në Nikël të Krujës, arrestohen dy persona për drogë

policia-arrestim-naten-1-1.jpg

Dy persona janë vënë në pranga nga policia, dhe bëhet fjalë për A. B. 33 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë dhe G. N. 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.

Policia sqaron se arrestimi i tyre është në fshatin Nikël, Krujë, pas një operacioni të zhvilluar me metoda speciale.

Dy personat e vënë në pranga ditën e sotme, në bashkëpunim dhe me shtetasin J. Gj. (i arrestuar 2 ditë më parë) dyshohen si  autorë të veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ndodhur  në vitin 2018 në Fushë Arrëz.

Policia thotë se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303