Operacion tjetër policor në Shijak, kontrolle në banesa dhe lokale

renea.jpg

Një ditë pas arrestimeve masive në Shijak, RENEA dhe FNSH janë kthyer sërish në këtë qytet mbrëmjen e së hënës.

Forcat Speciale po kryejnë një tjetër kontroll në banesa dhe lokale për ekzekutimin e urdhër-arresteve të Gjykatës së Durrësit, për persona të skeduar në narko-trafik. Kontrollet e policisë u zhvilluan edhe në shtëpitë e të proceduarve .

Dje u arrestua Flamur Avdyli, i njohur si “bosi i Shijakut”, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit “Volvo 4” u arrestuan 27 shtetas dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim, ndërsa u zbulua dhe një laborator i prodhimit të heroinës në Has.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303