fbpx

Operacioni anti-drogë, Policia kap personin e fundit, e shpalli në kërkim pak më parë…

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-4.jpg

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur kapjen  e shtetasit T. D, të cilin e shpallën pak më parë në kërkim.

Ai është anëtari i fundit i grupit, që ushtronin aktivitetin kriminal të kultivimit të drogës në Skrapar.

Njoftimi i policisë:

Nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, është kapur dhe ndaluar në qytetin e Durrësit, shtetasi T. D.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303