fbpx

Operacioni Blic, në pranga 20 persona, midis tyre 2 efektivë policie

Rreth 20 persona mes të cilëve dhe dy punonjës në policinë e Rinasit kanë rënë në prangat e policisë këtë të hënë.

Punonjësit dyshohen se se janë arrestuar për çështje që kanë të bëjnë me falsifikimin e dokumenteve. Ata dyshohet se dërgonin njerëz në Kanada dhe Amerikë më viza false.

Operacioni i arrestimit është zhvilluar në aeroportin e Rinasit pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim edhe me partnerët e huaj.

Sipas burimeve, punonjësit në policinë e Rinasit janë shtetasit me iniciale B.I. dhe B.M. Përveç arrestimeve në aeroport, policia ka arrestuar rreth 20 persona në qytete të tjera në kuadër të një operacioni të gjerë.

Burimet shtojnë se janë mbi 100 forca policore me mjete të blinduara që janë duke kryer këtë operacion. Ende nuk ka detaje të tjera në lidhje me arrestimet, ndërkohë që mësohet se gjithçka është në vijim e sipër.