Operacioni në dorë, Ina Nuka sërish drejt Turqisë

screenshot-16_1542912263-8653320.jpg

Efektivja e policisë shqiptare Ina Nuka, e cila u plagos në dorë gjatë një proteste të zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar para Parlamenti, duket se ende nuk ka arritur rikuperimin e duhur.

Ajo do të udhëtojë sërish drejt Turqisë muajin e ardhshëm shkurt për të kryer një tjetër operacion për rikuperimin e dëmtimit të gishtave.

Lajmin e dha vetë efektiva Nuka në një prononcim për mediat. Ajo u prit në një takim nga ambasadori turk në Shqipëri, ndërkohë që theksoi se nuk ka menduar kurrë që të heqë dorë nga policia: “Ndoshta kjo është një ngjarje që më ka bërë më të fortë, edhe pse ata që kam afër dhe që më duan më thonë mos u rikthe, kjo është e pamundur, do rikthehem edhe më mirë”, tha ndër të tjera ajo.

/Real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303