fbpx

Operacioni që ‘zbriti në terren’ Veliun, Vocajn e Lokan, Policia jep njoftimin urgjent

velo-xhani.png

Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të canabisit janë duke  zhvilluar operacion për kontrollin e territorit  në zonën e Niklës, si dhe në sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.

Në operacion marrin pjesë Forcat Renea, FNSh e Tiranës, FNSh Fier dhe Policia e Durrësit.

Policia ka bërë me dije se deri më tani janë shoqëruar 10 persona në komisariat, teksa mësohet se janë gjetur kubike e fidanë kanabisë.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të canabisit janë duke  zhvilluar operacion për kontrollin e territorit  në zonën e Niklës, si dhe në sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.Në operacion marrin pjesë Forcat Renea, FNSh e Tiranës, FNSh Fier dhe Policia e Durrësit.

Në drejtim të operacionit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit  Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike Gjovalin Loka.

Kontrolli pas monitorimeve me drone nga Policia e Shtetit dhe nga ajëri nga GDF.

Jane shoqeruar 10 persona, jane evidentuar kubike e fidane.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303