Në vazhdimësi të operacionit ‘’Tempulli’’ në kuadër të të cilit u arrestuan dhjetëra persona sot është vënë në pranga edhe 30 vjeçari Artiel Çikopana. Ky i fundit u kap në lagjen numër 18 të Korçës teksa lëvizte me automjetin tip ‘Benz’ me drejtues 28 vjeçarin S.G i cili po hetohet në gjendje të lirë.
Mësohet se i riu Artiel Çikopana, shpërndante kanabis në afërsi të shkollave.
Gjatë kontrollit të bërë, 2 të rinjve iu gjetën sasi të vogla kanabis. Por gjatë kontrolleve ne banesën e 30 vjeçarit të arrestuar u gjetën edhe sasi të tjera kanabisi, 41.6 gr kokainë, 3 kavanoza me mbetje kanabisi dhe një pajisje që shërbente për mbylljen me vakum të qeseve plastike me doza lënde narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.