fbpx

Opinioni paraprak i “Venecias“ për Kodin Zgjedhor, vjen reagimi i parë nga maxhoranca: Për të ardhur keq…

taulant-balla-2.jpg

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla iu kundërpërgjigj opozitës që shpërndan të dhënat nga teksti konfidencial i Venecias, ndërsa shton se ato përhapën tym. Sipas Ballës, Komisioni i Venecias është i kthjellet, ndërsa nënvizoi faktin se maxhoranca nuk do bëjë asnjë koment në respekt të rregullit të konfidencialitetit.

REAGIMI I BALLËS
Eshte per te ardhur keq qe opozita presidencialo-demokratikase permes portaleve te saj besnike, shperndan te dhena nga teksti konfidencial i Venecias!

Jo vetem kaq por edhe perhap tym permes tyre. Venecia eshte e kthjellet dhe ne nuk do te bejme asnje koment ne respekt te rregullit te konfidencialitetit, por mbetemi gjithnje besimplote qe kthjelltesia e Venecias do te garantoje qe e verteta te jete e kthjellet per cdo qytetar qe nuk lexon permes syrit famekeq te Saliut, Lulit dhe Ilir Metes!

OPINIONI I VENECIAS

Komisioni i Venecias ka dërguar një opinion paraprak për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor të miratuara më 5 tetor pa konsensusin e të gjitha palëve.

Sipas Venecias, ndryshimet ishin jashtëzakonisht të nxituara, dhe kjo kërkonte një konsultim më të gjerë para se ato të ishin miratuar. Nga ana tjetër bazuar në rekomandimet e saj para zgjedhjeve pikërisht në pikën B, Komisioni sqaron se tashmë duhet të shmangen ndryshimet e tjera në Kodin Zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme teksa palët këto muaj duhet të ulen për të diskutuar ndikimet që do të kenë ndryshimet e 5 tetorit.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303