Opozita djeg mandatet, reagimi i zv. kryeministrit

erion-brace.jpg

Pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet parlamentare, pas kryeministrit Edi Rama, ka reaguar edhe Erion Braçe. Në një postim në Tëitter, zv.kryeministri Braçe ka ironizuar opozitën, duke “dialoguar” me ta.

“I dogjëm ne! E bëtë?

Po! Çfarë kërkoni tani, zgjedhje?

Jo! S’duam zgjedhje!

Po atëherë çfarë doni?

Të ikësh ti, të ikni ju!  Po si kështu?

Me kë do shkoni në zgjedhje pastaj?

Vetëm do ikim!

Aaaa domethënë doni pushtetin në tavoline?

Jo jo! Thjesht ikni ju!”, shkruan Braçe. /Real-news.tv/

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303